Liverpool zhvendos fokusin te Adeyemi pas dështimit për Semenyon

Liverpool zhvendos fokusin te Adeyemi pas dështimit për Semenyon

Liverpool ka reaguar shpejt pasi humbi garën për Antoine Semenyo, i cili zgjodhi Manchester Cityn si preferencë të tij.

Sipas raportimeve, klubi nga Anfield ka nisur bisedime paraprake për Karim Adeyemi, anësorin e Borussia Dortmund dhe përfaqësueses së Gjermanisë.

Burime pranë Liverpool sugjerojnë se Adeyemi mund të jetë një alternativë më e përballueshme, me spekulime se ai mund të transferohet në janar për rreth 20 milionë paund, edhe pse Dortmund më herët ka kërkuar shifra shumë më të larta.

23-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2027 dhe vlerësohet lart nga trajneri Niko Kovač, i cili e ka cilësuar si lojtar të “klasit botëror”. Megjithatë, një marrëveshje në janar mbetet e vështirë për shkak të ambicieve të Dortmundit në Bundesliga dhe Champions League.

Shpërndaje në: