Gjendet në Prishtinë vetura e shpallur në kërkim nga autoritetet suedeze, arrestohet një person
Sipas njoftimit, gjatë këtij operacioni, “policia ka lokalizuar dhe sekuestruar një veturë që ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet suedeze, të cilën kanë vazhduar ta trajtojnë njësitet kompetente të Policisë”.
“Po ashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, si dhe municion”, njoftoi PK-ja.
Ndërkaq, ndaj personit të dyshuar, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Klankosova.tv





