Leart Ajvazaj për 100 eurot e Kurtit: I paaftë për të përfunduar punë, ky qeverisjen e redukton në transfer bankar

Leart Ajvazaj për 100 eurot e Kurtit: I paaftë për të përfunduar punë, ky qeverisjen e redukton në transfer bankar

Matemacienti, Leart Ajvazaj, ka komentuar vendimin e Albin Kurtit për ndarjen e 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve.

Ai ka thënë se Kurti kurrë në jetën e tij nuk ka fituar një euro me punë dhe se për shkak të paaftësisë për të përfunduar punët, “qeverisjen e redukton ne transfer bankar”.

Postimi i plotë:

Cmenduria e nje njeriu qe nuk e ka fituar 1 EURO ne jeten e tij me pune. Shteti mbledh taksa per te perfunduar pune qe individet nuk munden ti koordinojne (rruge, spitale, shkolla, etj), jo per te dhene ndihma per femije e pleq. I paafte per te perfunduar pune, ky qeverisjen e redukton ne transfer bankar. Merrja parate prinderve per t’ua dhene femijeve si ndihme. Nderkohe ata femije jane viktima te sistemit me te dobet arsimor ne Europe. Merrja parate punetoreve per t’ua dhene pleqve. Nderkohe ata do vdesin ne sistemin me te dobet shendetesor ne Europe. Nese nuk je parazit i sektorit publik, cka merr per leket qe ti merr shteti ne cdo rroge dhe cdo blerje?

Shpërndaje në: