Godet Elsa Pataky: Nuk dua të jem vetëm gruaja e ”burrit më seksi në botë”
Aktorja spanjolle, Elsa Pataky, nuk pëlqen që të njihet vetëm si bashkëshortja e Chris Hemsëorth.
Aktorja 40-vjeçare e “The Fate of Furoius” aktualisht jeton në Byron Bay me bashkëshortin dhe tre fëmijët.
“Ne jetojmë në Australi dhe unë dua të bëj diçka këtu dhe të punoj që njerëzit të më njohin pak më shumë se bashkëshortja e Chris”, ka thënë ajo në një intervistë për Stellar.
Tutje Elsa flet edhe për atë se çfarë do të thotë të jesh e martuar me sekssimbolin e Hollivudit.
“Është gazmore. Ai thotë “Unë jam burri më seksi”, ndërsa unë kam qenë më seksi në Spanjë për shumë vite” ka thënë Elsa.




