Kida pas pak në qendër të Prishtinës
Në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00, Prince Quick bënë prezantimin e bashkëpunimit me këngëtaren e famshme Kida, ku do të mbajë një koncert të madh.
Mes tjerash Kida do të performojë edhe këngën e saj më të re në bashkëpunim me DJ e famshëm nga Franca – HCUE “Don’t say no more”.
Në eventin që do të moderohet nga Berat Miftari, Shqipe Berisha dhe Gonxhe Gerxhaliu, mysafir special do të jetë këngëtari i njohur Endri.
Do të ketë edhe DJ, lojëra e instant shpërblime të shumta.
Prezentë do jenë edhe 20 maskota të luanit Prince Quick me të cilat do keni mundësi të bëni fotografi. Organizatori i këtij eventi, Prince Quick, do shërbejë produktet e tij gjatë tërë kohës.
Nuk do mungojnë befasitë nga më të ndryshmet.



