Lojtari që shënoi golin më të bukur në botë lë futbollin për video-lojë
Wendell Lira më 11 janar 2015, ka fituar çmimin “Puskas Award 2015”, çmim ky që i jepet golit më të bukur të vitit.
200 ditë pas këasj, 27 vjeçari vari këpucët në gozhdë. Ai është gati për të filluar një ëndërr të re, tani në botën e lojërave elektronike.
Tashmë ish-sulmuesi do të publikojë ndeshjet e tija në një kanal youtube.
“Kam pasur probleme serioze, operacione. Mu shpif futbolli, gënjeshtrat, pisllëku. Dhe papritur, Zoti më dha një çmim të mrekullueshëm, i cili do të mbetet përjetësisht me mua. Dola në majë. Ndodhi diçka që nuk e kisha imagjinuar,” ka thënë Wendell Lira.



