Drejtuesit e Tottenhamit e hapin kuletën, mbi 170 milionë euro për transferime

Drejtuesit e Tottenhamit e hapin kuletën, mbi 170 milionë euro për transferime

Drejtuesit e Tottenhamit do ta mbështesin trajnerin Thomas Frank në afatin e janarit, teksa ai synon të paktën tre përforcime të nivelit të lartë.

Spurs po i vënë në dispozicion Frankut mbi 170 milionë euro, ndërsa klubi po ringjall lëvizjen e verës për anësorin e Manchester Cityt, Savinho.

Sulmuesi spanjoll i Portos, Samu Aghehowa, është në listën e dëshirave të Frankut, për shkak të shqetësimeve që vazhdojnë rreth gjendjes afatgjatë fizike të Dominic Solanke.

Në axhendë është edhe afrimi i një mbrojtësi të majtë të ri, me formën fizike të Destiny Udogie që po vëzhgohet nga afër te Spurs.

Në krye të listës së Frankut është ylli i Bournemouthit, Antoine Semenyo, megjithatë shanset që Tottenham të fitojë garën e fortë për reprezentuesin e Ganës janë të vogla.

Shpërndaje në: