Anëtari i PDK`së në KQZ alarmon: Zgjedhjet mund të rrezikohen nga ndërprerjet e rrymës
Anëtari i PDK-së në KQZ`së, Ilir Gashi, ka paralajmëruar se zgjedhjet e 28 dhjetorit mund të jenë në rrezik nga ndërprerja e rrymës.
Ai ka bërë me dije se raporti nga takimi zyrtar KQZ – KEDS tregon për gjendjen alarmante.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar për këtë rrezik.
Reagimi i plotë:
“ALARM PËR ZGJEDHJET – RREZIK REAL NGA NDËRPRERJET E RRYMËS ❗ Sipas raportit nga takimi zyrtar KQZ – KEDS, kjo është gjendja alarmante vetëm dy ditë para ditës së zgjedhjeve: 🔌 Qendra votimi në rrezik: • ❗ 666 – rrezik i lartë • ⚠️ 204 – rrezik i mesëm • ℹ️ 79 – rrezik i ulët 🏢 Qendra komunale të numërimit: • ❗ 19 – rrezik i lartë • ⚠️ 12 – rrezik i mesëm• ℹ️ 8 – rrezik i ulët”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“📢 KEDS pranon se NUK garanton furnizim të pandërprerë me energji elektrike për ditën e zgjedhjeve, për shkak të ngarkesave, kushteve atmosferike dhe mungesës së kapaciteteve në transmision.
Gjeneratorët: • 497 qendra votimi kanë gjenerator (jo të gjithë funksional për ndriçim) • 491 qendra votimi pa asnjë gjenerator. Zgjedhje pa rrymë = rrezik për integritetin e procesit. Institucionet përgjegjëse duhet të mbajnë përgjegj”, ka shkruar ai.
Zgjedhjet e së dielës – Angazhohen rreth 100 prokurorë të shtetit



