Lista dhe adresat e përfaqësive diplomatike për votim, më 27 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme
Foto: Ilustrim, zgjedhjet e 9 shkurtit
Më 27 dhjetor 2025, në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, do të zhvillohet votimi për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Të gjitha qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, sipas kohës lokale të çdo shteti.
Vetëm 19,187 votuesit e regjistruar në 29 përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë, më 27 dhjetor 2025, pasi në listën votuese, e cila do të përdoret në këto përfaqësi diplomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (26 nëntor – 6 dhjetor 2025).
Verifikimi i statusit mund të bëhet në çdo kohë përmes platformës elektronike: https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter/AbroadVoterStatuses
Procesi i votimit do të zhvillohet në 40 vendvotime që u përkasin 16 ambasadave dhe 13 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme.
Lista e përfaqësive diplomatike dhe numri i votuesve të regjistruar në secilën prej tyre është si në vazhdim:




