Visar Azemi: Udhëheqësit e Vetëvendosjes janë patriotë me llafe, po ia mbushin cdo ditë xhepat Vuk Hamoviçit

Visar Azemi: Udhëheqësit e Vetëvendosjes janë patriotë me llafe, po ia mbushin cdo ditë xhepat Vuk Hamoviçit

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Azemi, përmes një video të postuar në Facebook, ka treguar se kush përfiton nga rritja e çmimit të rrymës në Kosovë.

“A e dini kush përfiton sa herë që rritet çmimi rrymës në Kosovë? Vuk Hamoviqi, djali i gjeneralit të armatës serbe, po përfiton miliona euro nga ne”, ka thënë Azemi në video.

Sipas tij, Qeveria e Vetëvendosjes po hesht. “Janë patriotë në llafe, po në vepra po ja mbushin xhepat Serbisë. Kjo është gjendja ku na kanë pru sot”, ka thënë Azemi.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, ka thënë se me LDK-në në qeveri, do të sanksionohet Vuk Hamoviçi dhe do të investohet në prodhim vendor të energjisë. “Ky është patriotizëm sot”, ka thënë Azemi.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: