Rriten rastet me grip në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim

Rriten rastet me grip në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), gjatë javëve të fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e rasteve me grip dhe infeksione respiratore, e shoqëruar me rritje të numrit të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore dhe hospitalizim.

IKShPK ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes të shtuar dhe të vaksinohen kundër gripit sezonal, si masa më efektive për parandalimin e sëmundjes dhe komplikimeve të saj.

“Edhe pse sezona e gripit ka filluar, vaksinimi është ende i dobishëm, pasi pritet që përhapja e gripit të intensifikohet gjatë muajve të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Institutit.

IKShPK ka shpjeguar se vaksinimi ndihmon në uljen e rrezikut të formave të rënda të sëmundjes, si dhe në mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara, përfshirë të moshuarit, fëmijët, personat me sëmundje kronike, si dhe të gjithë personat nga mosha 6 muaj e lart që dëshirojnë të mbrohen nga gripi dhe komplikimet e tij.

“IKShPK u bën thirrje qytetarëve që, së bashku me familjarët e tyre, të drejtohen pranë qendrave të mjekësisë familjare për t’u vaksinuar”, thuhet në thirrjen e IKShPK-së.

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në: