Afro një miliard njerëz do ta shikojnë Derby della Madonninan
Derbi lokal më i madh në botë mes Interit dhe Milanit do të tërheqë një numër enorm të shikuesve.
Tashmë klubi Nerazzur ka konfirmuar në Facebook, shkruan Telegrafi, se do të jenë afro një miliard spektatorë para ekraneve televizive që do të shikojnë derbin e madh të Milanos.
Ky numër i madh i shikuesve do të atraktohet për shkak të orarit të përshtatshëm për tregun aziatik, aty ku kjo ndeshje ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme.
Interi dhe Milani mund të jenë në krizë për rezultate dhe pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, megjithatë kjo nuk ka bërë që interesimi në botë të bie për këtë duel.



