Selim Marevci: Në Ferizaj studentët mbështeten me bursa, jo me lëmosha elektorale
Selim Marevci, drejtorit të Administratës së Përgjithshme në Komunën e Ferizajt, ka reaguar ndaj përmendjes së vazhdueshme të ndihmës prej 100 eurosh për studentët nga kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore, shkruan Periskopi.
Marevci thekson se në Ferizaj mbështetja për studentët nuk është premtim elektoral, por praktikë konkrete prej vitesh. Sipas tij, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, tash e disa vite radhazi ndan bursa të plota për studentët, ku çdo vit mbi 1 mijë studentë përfitojnë mbështetje financiare që kap vlerën mbi 1 milion euro.
“Studentët kanë nevojë për bursa, për siguri dhe dinjitet, jo për lëmosha”, ka shkruar Marevci.
Postimi i tij i plotë:
Gjatë gjithë fushatës, kryeministri Kurti po e përmend vazhdimisht ndihmën prej 100 eurosh për studentët. Por në Ferizaj kjo temë nuk është premtim elektoral, është punë konkrete prej vitesh.
Kryetari Agim Aliu, tash e disa vite radhazi, ndan bursa të plota për studentët e Ferizajt. Çdo vit mbi 1000 STUDENTË që shuma monetare kalon 1 milion euro, pa përjashtim, përfitojnë nga kjo mbështetje.
Studentët kanë nevojë për bursa, për siguri dhe dinjitet. Jo për lëmosha.
Bedri Hamza ka fond të veçantë për bursa studentore…jo lëmoshë!



