Radhë të gjata votuesish në Ambasadën e Kosovës në Shtutgart

Radhë të gjata votuesish në Ambasadën e Kosovës në Shtutgart

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shtutgart të Gjermanisë janë vërejtur radhë të gjata të qytetarëve që po marrin pjesë në procesin e votimit për Kosovën.

Mërgimtarët po tregojnë interesim dhe angazhim të madh për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike.

Sipas KQZ-së, në përgjithësi votimi po zhvillohet në 40 vendvotime, të cilat funksionojnë në kuadër të 16 ambasadave dhe 14 konsullatave të Republikës së Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme.

 

Shpërndaje në: