Chelsea humbet në shtëpi ndaj Aston Villas, Watkins vendimtar në minutat e fundit
Chelsea pësoi një humbje të dhimbshme 2–1 në shtëpi ndaj Aston Villa në kuadër të javës së 18-të të Premier League, pas një goli vendimtar të Ollie Watkins në minutën e 84-të.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe Chelsea pati mundësi të shumta për të kaluar në avantazh. Që në minutat e hershme, Alejandro Garnacho gjuajti nga jashtë zonës, por topi përfundoi pranë shtyllës së djathtë. Në minutën e 24-t, Joao Pedro pati një tjetër rast të pastër, por portieri Emiliano Martinez reagoi shkëlqyeshëm.
Golin e parë e shënoi Chelsea në minutën e 37-të. Pas një krosi të Reece James, Joao Pedro nuk gaboi dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0, raporton express, transmeton Periskopi.
Në pjesën e dytë, Aston Villa reagoi dhe barazoi në minutën e 63-të, kur Ollie Watkins shfrytëzoi një pasim perfekt brenda zonës dhe gjeti rrugën e golit, duke e bërë rezultatin 1-1.
Rikthimi i avantazhit për Aston Villa erdhi në minutën e 84-të. Youri Tielemans krosoi nga një këndore dhe përsëri Watkins goditi me kokë, duke vendosur rezultatin final 2-1.
Pavarësisht rasteve të shumta për gol, Chelsea nuk arriti të rikuperojë, duke humbur një ndeshje që shumë e prisnin si të fitueshme. /Periskopi/



