Policia Kosovës: Procesi zgjedhor po vijon pa probleme, kemi angazhuar 6,250 zyrtarë policorë

Policia Kosovës: Procesi zgjedhor po vijon pa probleme, kemi angazhuar 6,250 zyrtarë policorë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka bërë të ditur se deri tani procesi zgjedhor është duke vazhduar me rregull dhe pa ndonjë incident që ndikon ose pengon procesin zgjedhor.

Kelani u shpreh se deri tani kanë pranuar 22 informata lidhur me çështje të ndryshme nga qytetarët e Kosovës.

“Kemi qenë të angazhuar qysh herët duke ditur se plani operativ është I ndarë në katër faza. Tani angazhimin kryesor e kemi në Ditën Z që nënkupton ditën e zgjedhjeve, nuk ka ndonjë rast që ka ndikuar në mbarëvajtjen apo penguar mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Një rast e kemi te asgjësimit të fletëvotimit – kemi trajtuar deri tani 22 informata që I janë adresuar lidhur me procesin zgjedhor 8 informata kanë qenë për fotografim të votës dhe informacione tjera për asistim dhe raste të tjera – disa janë trajtuar vetëm si informata pasi nuk kanë pasur përmbajtje të veprave penale”, u shpreh Kelani.

Kelani, mes tjerash, bëri të ditur se 6 mijë e 250 zyrtarë policorë janë të angazhuar ditën e zgjedhjeve.

“6250 zyrtarë janë angazhuar gjatë kësaj dite, kemi filluar qysh nga ora 03:00 e mëngjesit që nga shpërndarja e materialit sensitiv nëpër qendra dhe 700 automjete janë angazhuar për asistencë në rast se ekipet në terren kanë nevojë. Faza e katërt ka të bëjë edhe pas mbylljes së qendrave të vendvotimit dhe festimit të qytetarëve pas orës 19:00”, u shpreh Kelani./Dukagjini/

https://www.periskopi.com/

 

Shpërndaje në: