Trump thotë se pati një bisedë ‘shumë produktive’ me Putinin para takimit me Zelesnkyn

Trump thotë se pati një bisedë ‘shumë produktive’ me Putinin para takimit me Zelesnkyn

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë telefonike “të mirë dhe shumë produktive” me presidentin rus Vladimir Putin, pak orë para takimit të tij të planifikuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi se telefonata me Putinin u zhvillua përpara takimit që do të ketë sot në orën 13:00 me Zelenskyn.

“Pata një bisedë të mirë dhe shumë produktive telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, përpara takimit tim me presidentin e Ukrainës”, shkroi Trump.

Ai shtoi se takimi me Zelenskyyn do të mbahet në sallën kryesore të ngrënies në rezidencën e tij Mar-a-Lago, duke bërë të ditur se edhe mediat do të jenë të pranishme.

Shpërndaje në: