Kurti kërkon ndihmën për çështjen e presidentit: Duhet të bisedojmë me opozitën

Kurti kërkon ndihmën për çështjen e presidentit: Duhet të bisedojmë me opozitën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se për çështjen e presidentit do duhet të flasin edhe me opozitën. Por paraprakisht u shpreh se do të takohet edhe me presidenten aktuale Vjosa Osmani.

 “Na duhet të bisedojmë edhe me opozitën për çështjen e presidentit. Paraprakisht, do të ulem me presidenten aktuale dhe më pas do t’i ndërmarrim edhe hapat e ardhshëm në mënyrë që të ecim përpara bashkë sepse dihet që si për marrëveshjet ndërkombëtare, ashtu për zgjedhjen e presidentit, duhet së paku të qëndrojnë në sallë 80 deputetë edhe nëse votojnë kundër. Ky është hapi i tretë”, ka thënë Kurti.

Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, i skadon mandatit në muajin mars të vitit 2026-të. /Periskopi/

Shpërndaje në: