Sali Berisha uron Kurtin: Fitore e thellë, urime edhe subjekteve tjera për qëndrime dinjitoze
Kryetari i demokratëve shqiptarë, Sali Berisha, ka uruar Albin Kurtin e Vetëvendosjes për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Berisha i përgëzoi edhe subjektet e tjera politike për “qëndrime dinjitoze” në fushatë, përcjell Periskopi.
“Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb”, tha ai.



