Lushtaku me akuza: LVV-ja ka blerë vota, aktivistët e saj kanë shpërndarë para me thasë
Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, tha se Lëvizja Vetëvendosje, e cila fitoi mbi 50% të votave në zgjedhjet parlamentare, ka “blerë vota”.
Ai tha në një lidhje direkte në Frontal në T7 se zgjedhjet s’ishin demokratike.
“Unë mendoj që Vetëvendosja i ka ble votat dhe me shantazhe, me blerje të votave, me gjithçka tjetër përpos… demokraci këtu era s’iu ka ardhë”.
Lushtaku tha se aktivistë të LVV-së “kanë shpërndarë para me thasë” në Skënderaj.



