Fitim Selimi: Mbështetja ndaj Albin Kurtit buron nga smira, hakmarrja ndaj suksesit, dijes dhe përgjegjësisë

Fitim Selimi: Mbështetja ndaj Albin Kurtit buron nga smira, hakmarrja ndaj suksesit, dijes dhe përgjegjësisë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK, Fitim Selimi ka kritikuar ashpër mbështetjen ndaj Albin Kurtit, duke thënë se ajo nuk bazohet në arsyetim racional apo program politik, por në emocione ndëshkuese, smirë dhe frustrim kolektiv.

Sipas tij, Kurti nuk ndërton shtet e institucione, por nxit urrejtje ndaj suksesit, dijes dhe përvojës, duke e zëvendësuar drejtësinë institucionale me moralizim të turmës.

Selimi thekson se Kosova ka nevojë për përgjegjësi, meritë dhe shtet funksional, jo për “hakmarrje morale”.

Postimi i plotë:

Fitim Selimi: Qytetarë të Kosovës,
Me keqardhje dhe me brengë më duhet të konstatoj se mbështetja që sot po i jepet Albin Kurtit nuk buron nga besimi racional.
Ajo buron nga një mekanizëm i rrezikshëm psikologjik dhe politik: smira e mobilizuar dhe ikja kolektive nga ndjenja e inferioritetit.
Mund t’ju them hapur: kjo nuk është revoltë e shëndetshme.
Kjo është hakmarrje ndaj suksesit, dijes dhe përgjegjësisë.
Meqë gjatë fushatës nuk keni parë të prezantohet asnjë program serioz, ju nuk po përkrahni një program.
Ju i jeni bashkuar një emocioni ndëshkues, i cili ua lehtëson barrën e dështimeve personale duke i shndërruar të tjerët në fajtorë.
Për dallim nga thirrja ime, Kurti nuk ju fton të ndërtoni shtet.
Ai ju fton të urreni ata që kanë ndërtuar diçka.
Nëse mendoni se ai ju ka rritur, gaboheni.
Ai nuk ju rrit.
Ai i ul të gjithë, që askush të mos duket i vogël.
Do ta kuptoni, por ngadalë, se ai nuk e forcon barazinë.
Duke imponuar nivelizimin poshtë, ai e quan mediokritetin “pastërti morale”.
Nuk e keni parë ta sfidojë korrupsionin përmes institucioneve;
ai e ka zëvendësuar drejtësinë me turmë “morale”.
Kur politika ju mëson se: suksesi i të tjerëve është faj, kur elita është armik, kur dija është arrogancë, kur institucionet e shtetit janë pengesë, atëherë nuk jeni më qytetarë – jeni masë e manipuluar emocionalisht.
Dhe pikërisht për këtë arsye sot: kompetenca përqeshet, përvoja sulmohet, institucionet minohen, dhe moralizimi përdoret si shkop.
Do ta kuptoni me kohë se Albini nuk është zgjidhje. Ai është vetëm pasqyrë e frustrimit tuaj. Një shoqëri që voton për të ndëshkuar të tjerët, në fund ndëshkon veten. Kosova nuk ka nevojë për hakmarrje morale. Ka nevojë për përgjegjësi, meritë dhe shtet.
Zgjidhni të rriteni – jo t’i ulni të tjerët, vetëm që të ndiheni më mirë me veten.
E vërteta është vetëm një dhe ate nuk e përfaqësojnë mashtruesit si Albini!

Shpërndaje në: