Haradinaj në Ditën e Veteranit: Bashkë e mposhtëm armikun e i sollëm lirinë vendit

Haradinaj në Ditën e Veteranit: Bashkë e mposhtëm armikun e i sollëm lirinë vendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Ditën e Veteranit ka thënë se bashkë me luftëtarët e mposhtën armikun dhe vendit ia sollën lirinë.

Ai tha se kjo ditë është ditë krenarie e lavdie.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëluftëtarë,Kaluam së bashku ditë të paharruara, me vështirësi e flijime, të pikëlluar kur humbnim shokët, të lumtur kur korrnim fitore.

Që nga sulmi i parë mbi familjen Jashari, që ndezi mobilizimin e përgjithshëm për liri e pavarësi, rruga jonë u bë rrugë sakrifice, vendosmërie dhe qëndrese. Bashkë mposhtëm armikun e i sollëm lirinë vendit krah aleatëve.

Urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie.Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!

 

Shpërndaje në: