I biri e uron Fadil Fazliun në Ditën e Veteranit: Bashkë me çlirimtarët e atdheut po mbaheni padrejtësisht në Hagë
Fahri Fazliu i ri djali i Fadil Fazliut që po mbahet në Hagë i ka dërguar një mesazh babait të tij në ditën e Veteranit.
“Urime 30 Dhjetori-Dita e Veteranit të UÇK-së, babloki im Fadil Fazliu! Bashkë me shokët e idealit, çlirimtarët e atdheut, po mbaheni padrejtësisht në Hagë!
“Vetëm të guximshmit nëpër kohë të ndryshme, i kanë ndërruar rrjedhat e historisë”.
Kështu ndodhi edhe me luftëtarët e lirisë, në luftën e drejtë e të shejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, shkroi ai në Facebook



