Prej muzike në politikë, cila prej dy këngëtareve po prin me vota?
KQZ ka procesuar 32,58% nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë. Në listat e partive politike pati edhe këngëtarë.
Në Lëvizjen Vetëvendosje, kandidatja për deputete, njëherit këngëtarja Edona Llalloshi aktualisht numëron 10 mijë e 930 vota.
Ndërsa në anën tjetër, në Lidhjen Demokratike e Kosovës, Adelina Thaçi-Meta deri tani ka marrë 4 mijë e 997 vota.
Ndryshe nga Llalloshi e cila ishte kandidate për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit, Thaçi-Meta po garon për herë të parë si deputete nga radhët e LDK-së.





