I “preferuari” i Abdixhikut, rrezikon të mbetet pa ulëse në Kuvend?
Në zgjedhjet e 9 shkurtit Paris Guri kishte befasuar duke fituar një ulëse në kuvendin e Kosovës dhe u bë deputet për herë të parë, shkruan Periskopi.
Por, Guri rrezikon ta ruaj këtë ulëse me rezultetin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Derisa janë numëruar 35.28% e vendvotimeve, Paris Guri renditet i 17-ti me 4 mijë e 917 vota.
Ndërkohë LDK ka pësuar një debakël në zgjedhjet e dhjetorit, duke marrë vec 13.57 % që i bie 15 ulëse t’i siguroi në Kuvend.



