Ambasada gjermane: Shpresojmë që institucionet e reja do të formohen shpejtë

Ambasada gjermane: Shpresojmë që institucionet e reja do të formohen shpejtë

Të dielën në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Rreth procesit të votimit, u deklarua edhe Ambasada e Gjermanisë.

Në një përgjigje për Klan Kosovën kjo ambasadë shpreson se institucionet e reja do të formohen shpejtë dhe në mënyrë konstruktive.

“Pas zgjedhjeve të rregullta dhe të qeta, mezi presim të bashkëpunojmë me institucionet dhe qeverinë e re, të cilat shpresojmë se do të formohen gjithashtu në një mënyrë të shpejtë dhe konstruktive”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës gjermane.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ishin votimet e katërta për qytetarët e Kosovës.

Këto ishin të dytat parlamentare, pas një bllokade prej më shumë se nëntë muajsh, ku nga zgjedhjet që u mbajtën më 9 shkurt nuk u arrit formimi i institucioneve të Kosovës.

Në bazë të rezultateve preliminare të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është renditur e para me 49.34% apo 433 mijë e 394 vota.

Vendin e dytë e zë, Partia Demokratike që ka marrë 20.98% të votave apo 184 mijë e 318 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë 119 mijë e 201 vota apo 13.57%.

AAK-ja ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor duke marrë 5.66% apo 49 mijë e 698 vota./Periskopi/

Shpërndaje në: