Të numëruara 42.24% të votave – Kaq vota mori deri me tani djali i ish-presidentit Rugova

Të numëruara 42.24% të votave – Kaq vota mori deri me tani djali i ish-presidentit Rugova

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 42.24% të votave.

Tek Lidhja Demokratike e Kosovës, i pari renditet kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku, i cili deri tani ka marrë 31,887 vota.

Pas Abdixhikut, me numrin më të madh të votave renditet Hykmete Bajrami, kandidate për deputete, me20,181 vota. Një surprizë e madhe është Ukë Rugova, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, i cili deri tani ka siguruar 17.696 vota, duke u renditur ndër kandidatët më të votuar të LDK-së.

Rugova ka kaluar disa figura të njohura të partisë, përfshirë Avdullah Hotin, Doarsa Kica-Xhelilin dhe emra të tjerë të lartë të LDK-së, duke treguar një mbështetje të konsiderueshme nga qytetarët.

Numërimi i votave vazhdon, dhe rezultati përfundimtar mund të ndryshojë renditjen, por momentalisht Ukë Rugova është një nga surprizat më të mëdha të zgjedhjeve për këtë parti.

Shpërndaje në: