Ngjarja e rëndë në Pejë: Raportohet se viktimat janë një vajzë 20-vjeçare dhe një 25-vjeçar
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pejë, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda një vile në rrugën “KFOR”.
Siç mëson Sinjali ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:10, kur Policia ka pranuar informatën se në vilat nr. 03 ndodheshin një mashkull dhe një femër, të moshës rreth 20 deri në 25 vjeç, të cilët sipas informacioneve fillestare kishin hyrë në vilë që nga mbrëmja e 29.12.2025, por prej asaj kohe nuk ishte dëgjuar asnjë zë nga brenda, transmeton Periskopi.
Rasti po hetohet nga organet e rendit për të sqaruar shkakun e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Rasti tragjik në Pejë: Prokurorja e Krimeve të Rënda drejt vendngjarjes



