Akti i jashtëzakonshëm i Taylor Swift ndaj një punonjëse stadiumi e cila punoi në ditën e Krishtlindjes
Taylor Swift ka dëshmuar edhe një herë se mirësia e saj jashtë skenës është po aq e madhe sa statusi i saj si superyll. Këtë herë, ajo e bëri këtë përmes një gjesti shumë personal ditën e Krishtlindjes, i cili e la një punonjëse stadiumi të përlotur.
Pas ndeshjes mes Kansas City Chiefs dhe Denver Broncos, ylli botëror i muzikës pop thuhet se ka përhapur frymën e festave në të gjithë Arrowhead Stadium, duke i dhënë personalisht një bakshish një punonjëseje ndërsa kalonte nëpër ambientet e stadiumit.
Një nga përfitueset e këtij gjesti, punonjësja e shërbimit të ushqimit Robyn Gentry, e ndau më vonë përjetimin e saj emocional në një grup në Facebook të dedikuar për Taylor Swift. Edhe pse postimi nuk është verifikuar zyrtarisht, historia është shpërndarë gjerësisht nga fansat në rrjetet sociale, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi
Sipas postimit, Gentry po punonte gjatë ndeshjes së zhvilluar në ditën e festës në Arrowhead Stadium, kur sigurimi shoqëroi një grup të vogël personash në zonë, përfshirë lojtarin e Kansas City Chiefs, Travis Kelce, nënën e tij Donna Kelce dhe Taylor Swift.
Gentry tregoi se Swift po u uronte punonjësve “Gëzuar Krishtlindjet” me buzëqeshje, ndërsa lëvizte nëpër stadium, përpara se të ndalonte për ta falënderuar personalisht që po punonte gjatë festës.
“Ajo erdhi drejt meje dhe më tha: ‘Faleminderit shumë që po punon në Krishtlindje, të lutem merre këtë – Gëzuar Krishtlindjet’,” tregoi Gentry, duke shpjeguar se Swift i vendosi fshehurazi para në dorë përpara se të largohej bashkë me Kelce.
Vetëm pak çaste më vonë, Gentry e kuptoi se sa domethënës ishte gjesti, pasi shuma e parave ishte plot 600 dollarë.



