Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë persona
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve që ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në hyrjen-daljen e autostradës “Arbën Xhaferi” në hyrje të Lipjanit.
Rastin për e ka konfirmuar zëdhënësi Bajram Krasniqi.
“Në ora 16:20 është lajmëruar një aksident trafiku të ndodhur në hyrje-daljen e autostradës në Lipijan. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat në vendngjarje”, tha ai.



