Gjendet pa shenja jetë një burrë në Dragash
Një person është gjetur pa shenja jetë në fshatin Restelicë të Dragashit.
Policia bën të ditur përmes raportit 24 orësh se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Periskopi/



