“Nuk ka shenja dhune”, detaje të reja nga vdekja e dy të rinjve në Pejë
Qyteti i Pejës u trondit pasditen e së martës, pasi në një vilë u gjetën të vdekur dy të rinj.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi dha detaje mbi rastin..
Sipas Nikçit, nuk janë konstatuar shenja dhune, e as nuk janë gjetur armë në venin e ngjarjes.
“Në vendin e ngjarjes janë siguruar prova që do të shërbejnë për veprime të mëtutjeshme, dhe njëkohësisht personeli i këtij moteli janë identifikuar si dëshmitarë të mundshëm. Trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, derisa jemi në pritje të rezultateve preliminare të veprimeve hetimore dhe raportit të autopsisë”, tha Nikçi në klankosova.
Ndërkohë, ai shtoi se rasti është duke u hetuar si “vdekje e dyshimtë”.
“Është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë, pasi kemi dy viktima. Besoj se raporti i autopsisë do t’i tregojë shkaqet e vdekjes dhe kjo do që çeli rrugë për proces hetimor, dhe të kuptojmë më shumë nga provat e grumbulluara në vendin e ngjarjes, siç është sekuestrimi i kamerave dhe njëkohësisht i telefonave”.



