Viti i ri 2026 mbërrin në Australi, festime me spektakël fishekzjarrësh, por edhe me masa të rrepta sigurie
Me një spektakël fishekzjarrësh, por dhe me masa të shtuara sigurie Australia mirëpriti Vitin e Ri 2026.
Spektakli kryesor u zhvillua në Portin e Sydneyt, ku fishekzjarret ndriçuan qiellin mbi Urën e famshme dhe Operan e Sidneit, duke ofruar pamje mbresëlënëse që u transmetuan drejtpërdrejt në mbarë botën.
Megjithatë, festimet u shoqëruan edhe me masa të rrepta sigurie dhe me momente heshtjeje, duke përkujtuar ngjarjet e fundit tragjike në plazhin Bondi në dhjetor, ku humbën jetën 16 persona.
Así reciben el Año Nuevo 2026 en Sídney, Australia. pic.twitter.com/tNnvXCkMVZ
— Corta (@somoscorta) December 31, 2025



