“Po përgatitemi për më të keqen”, ende s’dihet saktë numri i të vdekurve nga shpërthimi në një qendër skijimi në Zvicër

“Po përgatitemi për më të keqen”, ende s’dihet saktë numri i të vdekurve nga shpërthimi në një qendër skijimi në Zvicër

Disa persona kanë vdekur dhe të tjerë janë lënduar pas një shërpthimi në një bar në qytetin luksoz alpin të skive Crans-Montana, njoftoi policia zvicerane herët të enjten.

Rreth 100 persona ishin në bar në kohën e shpërthimit, tha policia.

“Ka pasur një shpërthim me origjinë të panjohur”, tha Gaetan Lathion, një zëdhënës i policisë në kantonin Wallis në Zvicrën jugperëndimore, për AFP.

“Ka disa të plagosur dhe disa të vdekur”.


Ai tha se shpërthimi ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit në një bar të quajtur Le Constellation, i cili është i njohur për turistët, ndërsa ata festonin vitin e ri.

“Më shumë se njëqind persona ishin në ndërtesë dhe po shohim shumë të plagosur dhe shumë të vdekur”, tha ai.

Megjithëse, ende s’dihet saktë numri i të vdekurve nga ky incident tragjik, një gazetare e BBC, që po raporton nga vendi i ngjarjes, tha se “po përgatitemi për më të keqen”.

“Nuk i dimë ende shifrat e të vrarëve këtu – përveç faktit që policia thotë “disa”. Por po përgatitemi psikologjikisht, po përgatitemi seriozisht. Shikoni përmasat e këtij operacioni; shikoni barrierën e madhe që është vendosur atje ku po kryhet puna mjeko-ligjore. Ky ishte një bar i madh dhe kemi parë pamjet e zjarrit që e përfshiu tërësisht lokalin. Shpresojmë që numri i viktimave të jetë i ulët. Por po përgatitemi për më të keqen”, raportoi ajo.

Bari Constellation kishte kapacitet deri në 300 persona dhe dispononte edhe një tarracë të vogël – megjithëse ende nuk ka shifra të sakta se sa njerëz ndodheshin brenda natën e Vitit të Ri.

Zakonisht ai mbyllet në orën 02:00 sipas orës lokale, që do të thotë rreth 30 minuta pasi zjarri kishte nisur.

Nuk është e qartë nëse ishte planifikuar të qëndronte i hapur më gjatë për festimet e vitit 2026./Periskopi/

Shpërthim në një bar në Zvicër: Mbi 100 persona të pranishëm, disa të vdekur dhe shumë të lënduar

Shpërndaje në: