Ambasada e Kosovës në Zvicër po monitoron situatën pas tragjedisë në Crans-Montana, vihen dy numra telefoni në shërbim
Ambasada e Kosovës në Bern të Zvicrës ka njoftuar se është duke monitoruar zhvillimet në Crans-Montana dhe është në gjendje gatishmërie t’iu ndihmoj qytetarëve të saj.
Ambasada ka vënë në shërbim dy numra të telefonit.
“Nëse keni nevojë për ndihmë, lajmërohuni në numrin emergjent të ambasadës +41 77 479 11 86.
Numri emergjent zviceran për familjet e brengosura: +41 848 112 117”, thuhet në njoftim.

Screenshot



