Fier: 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrimit të viteve
Festimet për ndërrimin e viteve janë shoqëruar me një numër të lartë të rinjsh të paraqitur në gjendje të dehur në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier me simptoma të intoksikacionit.
Sipas burimeve të Top Channel, 25 të rinj të grupmoshës 20-30 vjeç janë paraqitur në spital, ndërsa pasi kanë marrë mjekimin janë larguar.
Viti i Ri 2026 është festuar edhe me fishekzjarrë ku tre persona kanë marrë lëndime te lehta te cilët pasi u mjekuan dhe dolën nga spitali.



