Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për vrasjen e shtetasit turk në Maqedoni të Veriut

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për vrasjen e shtetasit turk në Maqedoni të Veriut

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti FAST, ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar që kërkohej nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit zyrtar, sot rreth orës 00:30, zyrtarët policorë nga kjo drejtori, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare, kanë realizuar arrestimin e një shtetasi turk, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar

I dyshuari kërkohej nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale “Vrasje”, e cila dyshohet se ka ndodhur një ditë më parë në qytetin e Shkupit.

Me urdhër të prokurorit kompetent, personi i arrestuar është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore, në koordinim me autoritetet përkatëse.

Shpërndaje në: