Numërimi i votave për deputetë drejt fundit, kanë mbetur veç edhe 146 kuti
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Deri më tani, janë numëruar 94% e fletëvotimeve, derisa kanë mbetur 146 kuti votimi pa u numëruar, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë edhe kjo përqindje nuk ka ndryshuar renditjen e top pesësheve të partive politike.
VV: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.
PDK: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.
LDK: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.
AAK: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku.




