FC Vushtrria me hapa të sigurt drejt Superligës

FC Vushtrria me hapa të sigurt drejt Superligës

FC Vushtrria ka mbyllur fazën vjeshtore të Ligës së Parë si kampion, duke treguar se rikthimi në Superligë nuk është më vetëm një ëndërr, por një objektiv i qartë dhe i arritshëm.

Ky sukses vjen pas ndryshimeve të mëdha të sjella nga bordi i ri drejtues që nga 1 tetori 2025, i cili ka rikthyer stabilitetin dhe besimin brenda klubit dhe te tifozët.

Një nga arritjet kryesore ka qenë korrektësia financiare: lojtarët kanë marrë rregullisht pagat, katër herë që nga ardhja e bordit të ri, duke reflektuar seriozitetin dhe përgjegjësinë e udhëheqjes. Ky ambient pozitiv është reflektuar direkt në fushë, me motivim, disiplinë dhe një ekip që luan me besim dhe karakter.

Për të përgatitur ekipin për pjesën vendimtare të sezonit, FC Vushtrria do të zhvillojë një kamp stërvitor dyjavore në Antalya të Turqisë, nga gjysma e muajit janar. Po ashtu, klubi pritet të prezantojë së shpejti përforcimet e reja, që do të shtojnë stabilitet dhe cilësi në fushë.

Me vizion, unitet dhe punë të përkushtuar, FC Vushtrria ecën me hapa të sigurt drejt Superligës, duke e bërë rikthimin një realitet të prekshëm.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: