Deputeti lexon lajmet për Luana Vjollcën nga ulësja e Parlamentit (Video)

Deputeti lexon lajmet për Luana Vjollcën nga ulësja e Parlamentit (Video)

 

Deputeti socialist Bashkim Fino i mungoi disa kohë parlamentit për shkak të problemeve shëndetësore. Ndaj kolegët e tij e kanë përshëndetur e përqafuar para nisjses së seancës plenare të ditës së enjte.

Në një video nga emisioni “Kjo Javë” në Neës 24, shfaqet edhe ana gazmore e kësaj seance.

Ligjvënësit tanë duket se e kanë keq punën me ambientin. Ndërsa tymosin cigare në shkallët e parlamentit, ata nuk ngurrojnë t’i hedhin bishtat aty ku rrinë. Çfarë do thoshte kryetari i Bashkisë për këtë?! Sa do e kenë gjobën Dashamir Peza dhe Eduard Shalsi?

Pandeli Majko duket i fiksuar keq pas bukuroshesh Luana Vjollca, e cila kohët e fundit është vënë në qendër të lajmeve për shkak të problemeve me një fans të saj. Për disa minuta Majko, të cilin kryeministri e cilëson gjithmonë të ri nuk e heq vëmendjen nga lajmi për Luanën.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tenton të ulet në karrigen e kryeministrit por heq dorë në momentin e fundit dhe i afrohet zëvendëskryeministrit Peleshi i zënë në faj për idenë ‘e çmendur’.

 

Shpërndaje në: