Interesim i madh: Gazetarë dhe qytetarë mblidhen jashtë gjykatës së Nju Jorkut para paraqitjes së Maduros
Foto: Reuters
Jashtë gjykatës federale të Nju Jorkut, ku udhëheqësi i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro dhe gruaja e tij pritet të paraqiten në sallën e gjyqit vetëm pas pak orësh, janë mbledhur një numër i madh i gazetarëve, por edhe i qytetarëvbe.
Maduro dhe gruaja e tij do të dalin para gjykatësit 92-vjeçar Alvin Hellerstein dhe do të akuzohen zyrtarisht për drogë dhe armëmbajtje pa leje, raporton BBC.
Ata pritet të paraqesin deklaratat e tyre gjatë seancës, të cilat zakonisht janë sesione të shkurtra dëgjimore.



