Lladrovci: 20 familje janë evakuuar si pasojë e reshjeve

Lladrovci: 20 familje janë evakuuar si pasojë e reshjeve

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime të shumta në komunën e Drenasit.

Kreu i kësaj komune, Ramiz Lladrovci tha  se deri më tani si pasojë e reshjeve, janë evakuuar 20 familje.

“Pas reshjeve të shumta të shiut, sigurisht që në tërë territorin e Drenasit kemi probleme me vërshimet. Në gatishmëri i kemi njësitë e zjarrfikësve, shërbimet publike të komunës por edhe qytetarë që po na ndihmojnë për t’i evakuuar njerëzit nga një vend në tjetrin”, tha Lladrovci për klankosova

“Deri më tani, zjarrfikësit i kanë larguar 20 familje”, tha ai.

Shpërndaje në: