Vërshimet shkaktojnë kaos në autostradën Tiranë-Durrës, makinat të bllokuara në mes të ujit
Autostrada Tiranë-Durrës në kaos. Qarkullimi i automjeteve është vështirësuar prej disa orësh për shkak të reshjeve intensive të shiut.
Duhet rreth 1 orë, ndoshta më shumë për të lëvizur nga kryeqyteti drejt zonës së Durrësit.
Një furgon ka mbetur i bllokuar në anë të rrugës, në pamundësi të lëvizë dhe në pritje të karrotrecit, ndërkohë që edhe disa autoambulanca kanë mbetur në trafik.
Për shkak të rrezikut të lartë, ka një devijim të lëvizjes. Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë. Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë./Periskopi/



