Përmbytet burgu në Durrës, Lamallari inspekton situatën, ujë në oborr dhe në disa zyra administrative (VIDEO)

Përmbytet burgu në Durrës, Lamallari inspekton situatën, ujë në oborr dhe në disa zyra administrative (VIDEO)

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka zhvilluar një inspektim në burgun e Durrësit pas situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut.

Sipas raportimeve, në ambientet e institucionit është konstatuar prezencë uji në oborr dhe në disa zyra të administratës.

Nga verifikimet rezulton se në qelitë e të dënuarve dhe paraburgosurve nuk ka pasur probleme të theksuara, ndërsa sasia e ujit ka qenë minimale dhe e menaxhueshme.

Inspektimi u fokusua në vlerësimin e gjendjes së infrastrukturës dhe garantimin e sigurisë dhe kushteve për personat që vuajnë dënimin.

 

Shpërndaje në: