PDK-ja “ia rrëmben” një ulëse LDK-së

PDK-ja “ia rrëmben” një ulëse LDK-së

Një ndryshim i papritur ka ndodhur në fund të procesit të numërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Partia Demokratike e Kosovës ka kthyer ulësen e 23-të në Kuvend, duke “e rrëmbyer” një nga Lidhja Demokratike e Kosovës që tash ka rënë në 14 nga 15 sa kishte sipas matjeve të mëhershme.

Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve një ditë më parë mbërriti në 57 ulëse në Kuvend, duke e marrë një nga PDK-ja që pas rezultateve preliminare i kishte 23. Sipas llogaritjeve aktuale, në Kuvend rikthehet Bekim Haxhiu.

 Pra PDK-ja e ka kthyer ulësen e 23-të, ndërsa LDK-ja e humbi edhe një. Ndërsa te LDK-ja humb ulësen Fadil Hadërgjonaj.

Shpërndaje në: