Zjarr i madh në Tiranë: Shkrumbohet tregu i rrobave të përdorura

Zjarr i madh në Tiranë: Shkrumbohet tregu i rrobave të përdorura

Një zjarr i përmasave masive ka rënë mbrëmjen e sotme në Tiranë, duke përfshirë një zonë industriale dhe tregtare. Sipas raportimeve, flakët kanë “pushtuar” disa magazina të tregut të rrobave të përdorura, të cilat ndodhen përgjatë rrugës “5 Maji”.

Për shkak të natyrës së materialeve që ndodhen në magazina (tekstile, rroba), zjarri ka marrë përmasa të mëdha në një kohë të shkurtër, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e menjëhershme.

Tym i zi dhe flakë të larta janë të dukshme nga disa zona të Tiranës. Deri më tani, raportohet për dëme materiale, me disa magazina që dyshohet se janë përfshirë nga flakët.

Raportohet se nuk ka persona të lënduar apo rrezik për jetën e banorëve përreth, megjithëse paniku ka qenë i madh.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar këtë zjarr masiv. Ekspertët pritet të nisin hetimet sapo të bëhet e mundur shuarja e plotë e flakëve. Shumë forca zjarrfikëse dhe mjete policie ndodhen aktualisht në vendngjarje duke punuar për lokalizimin e vatrës./RTSH

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Ambasadori britanik: Shpresoj që Kosova ta shfrytëzojë mundësinë politike në vitin 2026

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar sot me Presidenten e…

Scaloni mban në ankth Argjentinën: a do të jetë Messi në Botëror?

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka komentuar situatën e Lionel Messit dhe të ardhmen e…

Taulant Balla viziton “Devollin”: Punësojnë 10 mijë persona, lajm i mirë rifillimi i prodhimit në fabrikë

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla ka vizituar të premten…

Nëse gruaja jote ka ndonjë nga këto zakone, ke fituar “jackpot-in”

Të vendosësh të ndash jetën me dikë nuk është kurrë një hap i lehtë. Në…

Trump: Do ta marrim Grenlandën në mënyrë të lehtë ose të vështirë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka rikthyer vëmendjen te Grenlanda, duke e përshkruar territorin si…

Mario Mitaj mund t’i bashkohet Xhakës te Sunderlandi

Mbrojtësi i majtë i Al-Ittihad, Mario Mitaj, pritet të largohet nga klubi saudit gjatë afatit…

Kupchan: Ligji amerikan i mbrojtjes synon të nxisë Kosovën e Serbinë të tejkalojnë ngërçin, ka shqetësime për qasjen e Kurtit

Ish-zyrtari i lartë amerikan, Charles Kupchan, vlerëson se Kongresi i Shteteve të Bashkuara po përpiqet…

SC Gjilani zyrtarizon transferimin e ri: Sulmuesi Udoyen Akpan i bashkohet skuadrës

Klubi i Superligës, SC Gjilani, ka zyrtarizuar afrimin e Udoyen Akpan, sulmuesi 26-vjeçar që vjen…