Ish-futbollisti i njohur shqiptar bëhet drejtor sportiv te Partizani i Tiranës

Ish-futbollisti i njohur shqiptar bëhet drejtor sportiv te Partizani i Tiranës

Ish-futbollisti i njohur, Agim Ibraimi është bërë me punë të re.

Ibraimi është emëruar drejtor sportiv te skuadra e Partizanit të Tiranës.

37 vjeçari nga Tetova do të jetë pjesë e organikës së klubit, teksa është emëruar në postin e drejtorit sportiv. Ibraimi është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës.

Kujtojmë që 37-vjeçari ka luajtur në shumë klube gjatë karrierës së tij.

Ai ishte pjesë e Cagliarit në Itali dhe luajti edhe për skuadrat si: Maribor, Domzale, Shkëndija e Tetovës, Kukësi dhe Dinamo i Tiranës.

Shpërndaje në: