Trump kërcënon Iranin: Nëse fillojnë të vrasin njerëz, do t’i godasim shumë rëndë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përsëritur kërcënimin e tij për ndërhyrje ushtarake nëse autoritetet iraniane përdorin dhunë vdekjeprurëse ndaj protestuesve.
“Ua kam bërë të ditur atyre se nëse fillojnë të vrasin njerëz, gjë që zakonisht e bëjnë gjatë trazirave atje, dhe kanë shumë trazira, nëse e bëjnë këtë, ne do t’i godasim shumë rëndë”, tha Trump në një intervistë për Fox News.
Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, shtoi se ekonomia e Iranit është “në gjunjë” dhe se ky është një “moment i tensionuar” për regjimin.
Nga ana tjetër, presidenti iranian Masoud Pezeshkian u bëri thirrje forcave të sigurisë të ushtrojnë “përmbajtje maksimale” në përballjen me protestuesit.
Por udhëheqësi suprem Khamenei tha se duhet të bisedohet me protestuesit, por se “rebelëve duhet t’u tregohet se ku e kanë vendin”.



