Gjendja në veri pas vërshimeve: Një urë është mbyllur për shkak të dëmtimeve, janë evakuuar 4 familje
Policia e Kosovës, është deklaruar për situatën në veri të vendit pas vërshimeve që ndodhën si pasojë e reshjeve të shiut. Nga Policia është theksuar se gjendja e sigurisë dhe rendit publik në veri, është nën monitorim të vazhdueshëm.
Nga policia po ashtu theksohet edhe se, ata kanë qenë në koordinim të plotë me institucionet e tjera relevante, si Njësinë e Zjarrfikësve dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.
‘’ Vërshime janë evidentuar në qytetin e Zveçanit dhe në Mitrovicë Veri. Ndërkaq, më datë 08.01.2025, Policia e Kosovës ka pranuar informatë se në fshatin Beluçe te Leposaviqit, si pasojë e vërshimeve, një urë ka pësuar dëmtime, ku njëra këmbë e urës është dëmtuar. Lidhur me këtë rast, Policia ka njoftuar zyrtarët komunal të Leposaviqit si dhe përfaqësuesit nga Ministria e Infrastrukturës, të cilët kanë dalë në terren dhe kanë konstatuar se, për shkak të rrezikut për sigurinë, ura duhet të mbyllet. Si rezultat, ura është mbyllur përkohësisht deri në një vendim të radhës’’, thuhet mes tjerash nga policia, përcjell Gazeta Express.
Njoftimi:
Njoftim i Policisë së Kosovës lidhur me situatën pas vërshimeve në veri të vendit
Mitrovicë Veri , 09.01.2026
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri informon opinionin publik se pas situatës së krijuar si pasojë e vërshimeve të fundit, gjendja e sigurisë dhe rendit publik në veri të vendit është nën monitorim të vazhdueshëm.
Policia e Kosovës, në vazhdimësi ka qenë e angazhuar në terren dhe në koordinim të plotë me institucionet e tjera relevante, përfshirë komunat përkatëse, Njësinë e Zjarrfikësve dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe parandalimit të rreziqeve të mundshme për qytetarët.
Vërshime janë evidentuar në qytetin e Zveçanit dhe në Mitrovicë Veri. Ndërkaq, më datë 08.01.2025, Policia e Kosovës ka pranuar informatë se në fshatin Beluçe te Leposaviqit, si pasojë e vërshimeve, një urë ka pësuar dëmtime, ku njëra këmbë e urës është dëmtuar. Lidhur me këtë rast, Policia ka njoftuar zyrtarët komunal të Leposaviqit si dhe përfaqësuesit nga Ministria e Infrastrukturës, të cilët kanë dalë në terren dhe kanë konstatuar se, për shkak të rrezikut për sigurinë, ura duhet të mbyllet. Si rezultat, ura është mbyllur përkohësisht deri në një vendim të radhës.
Po ashtu, gjatë këtyre ditëve, në qytetin e Mitrovicës së Veriut janë evakuuar katër (4) familje, pasi shtëpitë e tyre janë përmbytur si pasojë e vërshimeve.
Situata aktualisht është e menaxhueshme dhe Policia e Kosovës po vazhdon monitorimin e gjendjes në terren. Qytetarët për çdo vështirësi apo rast emergjent mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin 192.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve, mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve, veçanërisht në situata emergjente kur vendi përballet me rreziqe natyrore.



