Valon Syla: Sa ma heret qiftat e Besian Mustafës dalin në Vetëvendosje, ma mirë e ma qartë është për politikën e Kosovës
Gazetari dhe analisti Valon Syla vlerësoi se sa më herët të dalin në Vetëvendosje personat si Besian Mustafa i LDK, më mirë është për politikën e Kosovës.
Kështu tha Syla, duke komentuar deklaratat e kandidatit të LDK-së për deputet në lidhje me zgjedhjen e Hashim Thaçit si president.
“Tash po e dini kush p’e e rritë Vetëvendosjen”, shkroi mes tjerash Syla.
Postimi i plotë:
Besian Mustafa përpos qe foli për Hashim Thaçin dhe për humbjet e LDK’së, të vazhdojke edhe pak debati, qysh i kish jep zor, sigurisht kish me thene se pak faje ka edhe Edi Rama se nuk i kishin ndihmu LDK’së me financa sa duhet. Nashta fajet i ka edhe Ali Ahmeti e Sali Berisha, por veç Abdixhiku e Vjosa nuk i ka.
Ma kujtoi zhargonin e vjetër patetik te LDK, i stilit të Bota Sot alla Nano, Millo, Majko…
Pra si VV e Kurti që akuzon se krejt jemi me Serbi… Besian Mustafa ne të njejtin stil vec e kthen se krejt kanë faj për humbjen e LDK vetëm ai vet, Vjosa Osmani dhe Abdixhiku nuk kanë faj.
Dhe me këtë çasje fitohet vetëm një gjë se nga Lumir Abdixhiku i humbur dhe pa gjak, po e prodhoni një Lul Bashë që ka me e shkaterru partine ma të vjetër aq sa ma nuk rimëkëmbet.
Dhe një tjetër gjë është e qartë se sa ma heret qiftat e Besian Mustafës dalin në Vetëvendosje, ma mirë e ma qartë është për krejt politikën e Kosovës.
Tash po e dini kush p’e e rritë Vetëvendosjen.
#albanologji #ldk #vv



